E kaluemja dhe e sotmja, kështu ka evolue futbolli

Jeta ndryshon dhe evoluon me kohën. E njajta gja ka ndodhë edhe me futbollin, nji nga sportet ma popullor në botë. Futbolli i së kaluemes, me këtë të sotmin, kanë nji diferencë pothuejse si nata me ditën. Shumë sportdashës vlerësojnë kohën moderne, por ka shumë nostalgjikë që nuk e tradhtojnë epokën e Maradonës, Gerd Mullerit, Beckenbauerit, Valderramës, Platini Cruyff apo Baggio.

Me të mirat dhe të këqijat e veta, futbolli i sotëm me siguri asht ma favorshëm dhe atraktiv falë mjeteve financiare dhe teknologjisë së avancueme. Por, nëse modernizimi ka përparue parametrat e futbollit, e kaluemja ka pasë nji nga avantazhet ma të mëdha: S’kishte kompani bastesh, pra mungonte bixhozi dhe trukimet. Futbolli modern asht kapë nga oligarkët e naftës, drogës, apo edhe nga sponsorët gjigantë mes tyne dhe kompani bastesh.

Në vija të përgjithshme dominon e mira dhe futbollistët gëzojnë mirëqenie të jashtëzakonshme në vendet e zhvillueme. Bota e futbollit aktual ka nxjerrë yje si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Bale, Kaka’… Këtij zhvillimi dhe ndryshimi pothuejse rrajsor, analistët e “goal.com”, Ambre Godilon dhe Johan Kroket, i kanë kushtue nji speciale tue nisë nga festimi i nji golli, modeli i flokëve, mënyra e të mbajtunit shënim nga nji trajner dhe deri te tifozët dhe reklamat e futbollistëve. Përshkrimi i secilës kategori asht ilustrue me fotot përkatëse të kohëve të maparshme me ato të tashme.

Trajnerët

info5_ezyf5t51gmty1dt9z7z6hfum6-e1472933278509-470x402

Futbolli njeh trajnerë të mëdhaj si Helmut Schoen, Marcelo Lippi, Franc Beckenbauer, Enzzo Berzotti, Arrigo Sacchi dhe shumë të tjerë që kanë ba epokë dhe fitue trofe të randësishëm. Të gjithë ata përdornin fletë dhe stilolaps apo ndonji dërrasë të zezë për t’u shpjegue taktikat lojtarëve. Gjithashtu, si veshje mbanin komplete sportive ndoshta edhe të arrrnueme. Ndërsa, në kohën e sotme trajnerët përdorin mjete të teknologjisë së naltë si laptop, tabletë. Gjithashtu, ata mbajnë veshun kostume të shtrejta gjatë trajnimit në zyrë apo tue shkrue në dërrasa të bardha.

Stil dhe modë

info7_1urdlfewtnqe310on3jtb8bhl5-e1472933355523-470x208

Në të kaluemen, pothuejse çdo lojtar mbante të njajtin model flokësh, ku të shtrime, ku të kthyeme anash, majtas, djathtas apo kush të gjata. Në fakt, në disa vende ka pasë edhe shkaqe politike ku regjimi përcaktonte modelin e flokëve. Ndërsa, në ditët e sotme, futbollistët kanë larmi zgjedhjesh, madje dhe parukier personal. Kryet e tyne shendrrohet në nji “laborator eksperimental”. Shumë prej tyne bajnë edhe tatuazhe në krye. Ndër ta janë Pogba, Vidal, Ronaldo, Messi dhe shumë të tjerë me krye shumëngjyrëshe. Por, ka edhe lojtarë me kaçurrela, nostalgjik ndaj modelit të Valderramës si David Luiz.

Reklamat

infog05_565fqmb6ibxd1rdj6tpohdgj5-470x457

Në të kaluemen, firma të ndryshme zgjidhnin lojtarët si imazh për markat e tyne. Por, cilësia e reklamës nuk ishte e arrime. Futbollistët ishin në mbrapaskenë dhe vetëm emni u dilte në pah. Ndërsa, në ditët e sotme reklamat kanë evolue. Futbollistët, përveçse kanë kontrata shumëmilionëshe me sponsorët, janë edhe vetëprodhues si Cristiano Ronaldo. Portugezi ka themelue seritë SR7 të parfumeve dhe bokserave. Ronaldos i pëlqen të pozojë dhe nxjerrë në pah format e trupit tue sfidue në njifarë mënyrë misterat.

Sponsorët

info4_1uyi2lw160vjs1jd9qqb312fl8-e1472933424437-470x405

Ma përpara, sponsorët u jepnin zhvillim ekipeve dhe ofronin ndihma financiare në buxhetin e tyne. Futbollistët visheshin thjesht dhe mshefnin duert mbrapa, për shkak të mangësisë së sponsorizimit. Ndërsa tash, reklama ka në çdo cep të fanellës së ekipit, madje në kundra dhe në duer.

Marrëdhania me fansat

info3_19kit3fbm79hg12iscazmjq137-e1472933462432-470x407

E vetmja mënyrë për të pasë kontakte me fansat ishte takimi i tyne. Futbollistët jepnin autografe me stilolapsa dhe tifozët me letra nëpër duer. Deri këtu arrinte kënaqësia dhe mundësia. Futbollistët me kanotiere dhe bluza me mangë zhapone. Ndërsa, tash veç autografeve dhe dhurimit të fanellave apo sendeve të futbollit, sportistët janë ma afër tifozëve edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Prania e “smartphonave” u mundëson edhe fotografi direkte.

Trupi dhe T-shirt

info6_b3w3zn1v6xm31irt00mnjbbrq-e1472933497384-470x397

Kohë ma përpara, futbollistët mund të ishin edhe mbipeshë, por nuk ishte pengesë. Masat trupore nuk mateshin dhe s’e dinin se çfarë u jepte doktori gjatë ndeshjes. Nëse ishte doping apo jo, informacioni ishte zero. Edhe fanellat me çorapet kishin ngjyra dhe gjatësi të përcaktueme me modele të thjeshta. Në kohët e sotme, kontura e nji futbollisti asht tjetërsue komplet nga kryet te kambët. Kujdesen për fibrat, për të pasë trup trekandësh, muskuj dhe nji trup të rregullt.

Mbas ndeshjes

info11_ccrmb4gcjjmj1eaf72bc1nhvg-e1472933576409-470x356

Iku koha që futbollistët mbas përfundimit të ndeshjes të hapnin birrat në dhomat e deshjes. Në të kaluemen alkoholi u gjallnonte forcat. Ndërsa, tash lojtarët kanë si të ‘mbushen’. Ata kanë kazanët ku mund të durojnë në minus 80 gradë.

Numrat e fanellave

info2_12bj7jorw9xai147a7kzkwxzum-e1472933617480-470x385

IFAB kishte vnue rregullat që numri i fanellave të ishte nga 1 deri në 11 tue identifikue edhe pozicionin. Fanellat ishin njingjyrëshe. Ndërsa tash, numrat janë pa kriter, por simbas dëshirës.

Festimi i gollit

info8_nvimi9uqper3117p3muni370n-e1472933654751-470x401

Gollat shënohen për të festue. Në të kaluemen ishte pothuejse standard tue ngritë duert nalt. I afrohet shumë stilit Inzaghi. Ndërsa, në kohët moderne kreativiteti asht i naltë. Lojtarët bajnë “selfie” në fushë me fansat siç ka ndodhë me “themeluesin” Francesco Totti.

Marrëdhania me mediat

infog013_18859ya6x48y411170ysg432vs-e1472933693185-470x391

Ishte normale që gazetari të intervistonte futbollistët apo trajnerët në dhomat e deshjes. Ishin të paktë në numër, por të afërt. Ndërsa, tash ka nji barrierë, por shumë mikrofona, natyrisht në zonat e gazetarëve dhe jo në dhomat e deshjes.