“E kemi harrue ate që ndodhi me Zvicren, jemi gati për Francën”

Shkëlzen Gashi asht shprehë se tashma ekipi e ka harrue ate që ka ndodhë ndaj Zvicres dhe ka theksue se janë të përqendruem në ndeshjen e radhës ndaj Francës.

Në rrjetin social Facebook, nëpërmjet nji statusi, sulmuesi i kombëtares së Shqipnisë, Shkëlzen Gashi, ka shkrue se, ekipi ka analizue ndeshjen e kalueme, në të cilën kishte shumë gjana pozitive, që duhet me i shfrytëzue kundër Francës.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen, kishte shumë gjëra pozitive, të cilat t’i shfrytëzojmë të mërkurën. Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Gashi.