E kishte kërkue tanë Europa, por ai kaloi në Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka mundun gjysën e Europës në luftën për me sigurue shërbimet e super-talentit 18-vjeçar francez Osumane Dembele.

Gjermanët kanë arritun nji marrëveshje me Rennes për mr ble sulmuesin, i cili ka shënue 12 golla në Ligue 1 gjatë këtij sezoni.

Ai ka nënshkrue nji kontratë pesëvjeçare me BVB. “Dembele mundet me luejt në të gjitha pozicionet e sulmit. Ai asht nji driblues i mirë, asht i shpejtë dhe i rrezikshëm para porte,” asht shpreh drejtori sportiv i gjermanëve, Michael Zorc.