E konfirmon Moratti: Ky ka me qenë trajneri i ri i Interit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti tash këshilltar te ky ekip, ka konfirmue se Stefano Pioli ka me qenë trajneri i ardhshëm i ekipit nerrazzur.

I pyetun nëse asht dakord për zgjedhjen e Stefano Piolit si pasues të Frank De Boerit të shkarkuem, Moratti u shpreh:

“Nji zgjedhje që ka kuptim, nji trajner që e njeh mirë kampionatin italian dhe që e ban me luejt mirë ekipin që drejton.”