E pabesueshme çka përmban kontrata e Neymar

“Football Leaks” ka zbulue shumë detaje në kontratën e Neymar, të cilat as ju nuk keni me i besue. Kontrata e Barcelonës me brazilianin ka qenë gjithmonë e përfolun, mbasi me shumë gjasa blemja e tij 57 milionëshe nga Santos ishte ‘rrenë’.

Qe katër kushtet kryesore që Neymar i ka në kontratë:

1. Nëse Neymar luen 60 për qind të ndeshjeve, Barcelona asht e obligueme me pague 1,062,500 euro.

2. Çdo herë që Barcelona kualifikohet në Ligën e Kampionëve, braziliani përfiton 637,500 euro.

3. Çdo herë që Barcelona kualifikohet nga faza e grupeve, Neymar fiton plotë 425,000 euro.

4. Ai ka bonus për çdo titull të fituem. Fitimi i La Liga i sjell atij përfitim 637,500 euro, Liga e Kampionëve 850,000 euro dhe Kupa e Mbretit 850,000. Nëse ai fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, atij ka me iu shtue nji bonues 1,062,500 euro, e në rast se fiton tri kupat, ka me fitue 1.7 milionë euro