E pabesueshme, ekipi i Wellsit nuk di me dalë në foto qysh prej vitit 1958!

Uellsi e ka nisë mjaft mirë fushatën e kualifikueseve të Botnorit 2018, por nji gja nuk po arrin me ba qysh duhet, me dalë mirë në fotot para ndeshjes. Kjo kombëtare ka nji histori të pabesueshme për të dalë shëmtuem në foto.

Ma e fundit asht ajo para ndeshjes ndaj Austrisë, ku 7 lojtarë vendosën të uleshin, ndërsa katër të tjerë të qëndronin në kambë. Fatmirësisht për trajnerin Coleman, ekipi dokej ma mirë në fushën e lojës tue marrë nji barazim 2-2.

Kjo nuk asht hera e parë që ky ekip del kaq keq, mbasi historia nis qysh në vitin 1958 dhe vazhdon edhe ditët e sotme. Madje, në epokën moderne të këtij ekipi, Gareth Bale asht njani nga fajtorët pse ekipi nuk arrin me dalë si çdo ekip tjetër.

Për ma tepër, kqyrni fotot!