E pabesueshme: Ka ende shpresë, qe qysh Italia mundet me u kualifikue në Botnor (video)

Shpresa me përmbysë disfatën 0-1 të pësueme në tokën suedeze u shue mbramjen e të Hanës, në atë natë të mallkueme në “San Siro”. Italia asht zyrtarisht jashtë Botnorit Rusi 2018, për atë që përfaqëson pa asnji dyshim nji katastrofë në nivelin sportiv. Buffon, Barzagli, De Rossi dhe simbas të gjitha gjasave edhe Chiellini i kanë thanë tashma lamtumirë përfaqësueses italiane dhe kane me asistue në organizimin ma madhor të vitit të ardhshëm vetëm në cilësinë e spektatorëve.

Krejt kjo vetëm nëse nuk ndodh nji mrekulli për rikualifikimin e azzurrëve në Botnor, e parashikueme kjo magji edhe në rregulloren e FIFA.

Por, sa janë konkrete pritshmënitë e nji rikthimi të mundshëm të Italisë në garë? Çka thotë rregullorja e FIFA për Botnorin? Neni 7 i rregullores zyrtare të FIFA len të hapun nji fije të hollë shprese.

Në nenin 7 të rregullores flitet pikërisht për nji rikualifikim të mundshëm të nji prej përfaqësueseve të eliminueme, në rast se nji prej 32 përfaqësueseve të kualifikueme tërhiqet, ose përjashtohet nga gara. Në rast se ka me u verifikue njana nga këto dy situata, atëherë institucioni ma i naltë futbollistik në planet mundet me vendosë të zavendësojë ekipin e tërhequn, ose të përjashtuem, me nji tjetër ekip.

Dhe, Italia, në cilësinë e ekipit ma të mirë të klasifikuem në vendin e dytë në fazën e grupeve, mundet me qenë zgjedhja, tue shtue gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut./Syri.net