E pabesueshme, ky mundet me qenë ekipi i ri i Balotellit

Mario Balotelli, futbollist i ri i …. Sionit.

Presidenti i ekipit zvicran, Christian Constantin ka konfirmue bisedimet për transferimin e sulmuesit nga Liverpool.

“Mundem me konfirmue se jemi tue negociue rreth mundësisë së transferimit të Balotellit, në formë të huazimit”, deklaroi ai për “ticinonews.ch”.

“Jemi tue ba hapa përpara, por nuk mund të them ende nëse kemi me realizue  ose jo”, theksoi Constantin.