E pabesueshme, por e vërtetë! Serbët bahen për Shqipninë

Edhe pse doket e çuditshme, kombëtarja shqiptare ka fansa në Serbi.

Kështu shkruen portal serb, “Blic.rs”, teksa poston nji fotografi të bame nga tifozë shqiptarë në Preshevë dhe tifozë serbë, që mbajnë në duer flamurin shqiptar.

Tue qenë se Serbia nuk asht pjesë e “Euro 2016”, shumica e serbëve kanë kombëtaret e tyne, për të cilat bajnë tifo. Me sa doket, disa prej tyne, janë pikërisht me Shqipninë.

albanski