E pabesueshme, qe lëvizjet e njajta të De Biasit dhe ndihmësit të tij

Trajneri i kombëtares së Shqipnisë De Biasi dhe ndihmësi i tij Tramezzani u kapën në disa momente mjaft interesante nga kamerat, gjatë ndeshjes së mbramshme mes Shqipnisë dhe Francës.

Fillimisht dyshja De Biasi-Tramezzani janë fiksue teksa të dy në të njajtën kohë dhe me të njajtat gjeste i janë drejtue qendër mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti tue e pyetë nëse ishte në gjendje për me vazhdue lojën mbas problemeve që shfaqi.

Edhe në momentin e pësimit të gollit të parë De Biasi asht fiksue sërish në nji tjetër moment nervozizmi tue shfrye inatin me ndihmësin e tij ku i jep nji ‘goditje’.