E pabesueshme! Qe qysh mashtruen amerikanët për vjedhjen në Rio

Katër sportistë amerikanë pjesëmarrës në Lojnat Olimpike në Rio rrezikojnë burgun. Notari Ryan Lochte dhe tre miqtë e tij denoncuen në polici sikur u grabitën. Por, kamerat e sigurisë të vendosuna në hyrme të fshatit turistik zbuluen se pretendimi i tyne s’ishte gja tjetër, vecse nji mashtrim. Mbasi pa filmimet, nji gjykatës vendosi me lëshue udhën–arrest për 4 amerikanët.

Notarët deklaruen se janë vjedhë derisa ktheheshin me taksi në Fshatin Olimpik, rreth orës 4.

Por, pamjet filmike kallxojnë se ata kanë mbërri në orën 7 dhe ishin në gjendje të dehun. Filmimet kallxojnë se ata vendosin në koshat pranë dyerve të sigurisë çelësat, portofolë, telefonë e objekte të tjera. Lochte dhe James Feingen janë në SHBA tashma. Por, dy të tjerët, Gunnar Bentz e Jack Conger e kanë punën pick. Policia u ka bllokue pasaportat.