E pabesueshme: Talenti i Bayern Munchen mundet me u largue!

Manchester United ka befasue Bayern Munichun tue u interesue për çmimin e përforcimit të ri, Renato Sanches.
Manchester United ka pyetë Bayern Munchen në lidhje me çmimin e damshpërblimit të Renato Sanches, ka njoftue “Daily Record”.

“Red Devils” u mposhtën në garë për transferimin e 18-vjeçarit nga kampioni i Bundesliga’s, që pagoi 45 milionë euro për blemjen e tij nga Benfica.

Por, Jose Mourinho dhe Manchester United kanë mbetë aq të impresionuem nga paraqitjet e Sanchesit për Portugalinë në “Euro 2016” sa që kanë pyetë për çmimin e damshpërblimit të tij në Bayern Munchen.