E pashpjegueshme, ndalohet flamuri i Kosovës në stadiumin e Marseille!

Flamuri i Kosovës nuk asht lanë me u futë mbrenda stadiumit “Velodrome”.

Forcat e rendit në stadiumin “Velodrome” nuk ua kanë lejue tifozëve shqiptarë futjen e flamurit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Në këtë stadium mbas pak, Shqipnia përballet me Francën, në ndeshjen e rrethit të dytë të grupeve.

Sigurimi në hymje të stadiumit nuk ka lejue që mbrenda të futet edhe flamuri i Kosovës dhe kjo nuk dihet se për çfarë arsye.