E rrallë kjo që po ndodh te Belgjika

Mundet me u konsiderue si diçka jashtë normales, por Federata e Futbollit e Belgjikës ka hapë nji konkurs për postin e trajnerit të ri të përfaqësueses.

Federata Belge e Futbollit ka postue nji lajmërim në Web’in e saj se po kërkon trajner dhe ka ftue çdokënd që e mendon veten nji kandidat të aftë për me hedhë kandidaturën e tij.

Federata Belge ka shpjegue në lajmërimin e saj se kërkon nji person “komunikues”, i cili ka “prova të mjaftueshme se u transmeton njohuni taktike dhe strategjike” lojtarëve.

Për me nxanë vendin e lanë bosh mbas shkarkimit të Mark Vilmots, kandidatët duhet me pasë “eksperiencë dhe rezultate në botën e futbollit që po ndryshon me shpejtësi”.

Aplikimi asht i vlefshëm deri me 31 Korrik.

90441429-belgium-website-470x264_1468933118-1864121