E Shtunja e finaleve të mëdha

Të Shtunen Europa e futbollit mban frymën për nji tjetër fundjavë të ngjeshun futbollistike me 4 finale që i vendosin kapakun nji sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Në Itali, Milan dhe Juventus kanë luejt në stadiumin “Olimpico” të Romës finalen e Kupës që mund me pshtue sezonin e kuqezijve, por në krahun tjetër mundet me konfirmue Juventus’in dominues total të futbollit në Gadishullin Apenin. Allegri kërkon me hy në histori tue u ba trajneri i parë që fiton për dy sezone rresht Kampionatin dhe Kupën, ndërsa Milan që zhvilloi nji tjetër sezon të dobët, synon me hy n’Europë nga dera e mbasme e futbollit italian.

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund asht finalja e Kupës së Gjermanisë. Mbas suksesit në kampionat, Bayern Munchen synon edhe fitimin Kupës për me kunorëzue me sukses ecuninë fantastike në Gjermani, ndërsa Borussia ka me tentue me fitue trofeun e parë me trajnerin Tuchel. Për trajnerin e Bayern, Pep Guardiola kjo asht ndeshja e fundit e tij si trajner i bavarezëve.

Në Angli, FA Cup asht rasti i fundit për Van Gaal, mbasi Manchester United sfidon Crystal Palace në garën për trofeun që mundet me pshtue trajnerin holandez mbas dështimit në kampionat. Plot 12 vjet ka Manchester që nuk triumfon në këtë garë.

Në Francë, Kupa asht ndeshja e fundit për Zlatan Ibrahimovic, i cili i jep fund aventurës pariziene me ndeshjen kundër Marseille.