E sigurtë, ylli i Dortmund kalon te Manchester City

Nuk ka dyshime, Pep Guardiola asht nji tifoz i madh i Ilkay Gundogan! Megjithëse Gundogan momentalisht asht i lënduem, Guardiola mbetet i interesuem mbi gjendjen e mesfushorit, madje simbas Sport Bild, marrëveshja ka me u finalizue në ditët në vazhdim.

Gundogan ka me u transferue nga Borussia Dortmund, ku ka edhe nji vit të mbetun në kontratë, te Manchester City.

Sport Bild ka zbulue se shuma e transferimit asht 26 milionë euro plus bonuse të ndryshme.