E thotë nji Legjendë: “Guardiola i mërzitshëm dhe me fat”

Që Guardiola asht nji nga trajnerët ma të mirë në botë, kjo asht  e kuptueshme, mbasi jo badihava asht ma i paguemi, ka ma shumë trofe dhe nji filozofi krejt origjinale për futbollin. Por, jo të gjithë e pëlqejnë e japin opinione në favor të spanjollit, e nji prej tyne asht edhe ish-portieri i kombëtares daneze dhe i Manchester United, Peter Schmeichel.

Në vigjilje të derbit të Manchester’it, Schmeiche e ka portretizue si të mërzitshëm dhe me fat në punën e tij Guardiola’n. “Te Bayern bani shumë mirë për mue, por transformoi nji ekip shumë të mirë, në nji ekip të mërzitshme”, u shpreh Schmeichel.

“Ndryshoi stilin e lojës së shumë lojtarëve. Por, rezultatet nuk mund të diskutohen dhe ajo që bani te Barcelona ishte fantastike, edhe pse ishte me shumë fat dhe kishte në dispozicion futbollistët ma të mirë për të vnue në jetë filozofinë e tij”.