E tmerrshme, kjo asht dëshmia e parë e të mbijetuemve: Vdiqën nga paniku, qe qysh pshtova unë

“Shumë prej tyne u çuen nga vendet përkatëse, për me ra pre e panikut dhe tutës, tue bërtitë. Unë jam ende gjallë, sepse u vendosa në pozicionin fetal, me nji kofer mes kambëve, fiks, qysh e parashikon edhe protokolli i sigurisë në raste aksidentesh”.

Asht kjo dëshmia tronditëse e Erwin Tumiri, nji prej gjashtë të mbijetuemve të aksidentit të tmerrshëm ajror në Kolumbi.

Erwin Tumiri, nji prej dy anëtarëve të ekuipazhit që i poshtuen aksidentit drastik, kallxon kështu momentet dramatike të vetëm pak momenteve para se me ndodhë përplasja fatale.

Ai ka rikujtue panikun në bordin e aeroplanit ku udhëtonte i tanë ekipi brazilian Chapecoense dhe se qysh ai pshtoi falë ruejtjes së qetësisë dhe respektimit të procedurave të emergjencës.

Bashkë me atë pshtoi edhe nji kolege e tij, asistentja e fluturimit Ximena Suarez, por e cila deklaroi se praktikisht nuk kujton asgja nga ato momente dramatike: “Dritat u shkymën pak momente para përplasjes dhe nuk mbaj mend asgja tjetër”, deklaroi Suarez.