E vërteta qesharake e “bombës” në stadiumin Old Trafford

Anulimi i ndeshjes së fundit të kampionatit në “Old Trafford”, mes Manchester United dhe Bournemouth, erdhi fillimisht nga frika e nji bombe të harrueme mbrenda stadiumit.

E vërteta asht qesharake, mbasi nji kompani që kishte krye trajnime për gjetje eksplozivësh e kishte harrue “bombën” false në stadium, mbasi kishte mbarue ushtrimet me qentë e specializuem për gjetje bombash.

Federata angleze ka konfirmue se, ndeshja e shtyeme mes Manchester Unitedit dhe Bournemouth, ka me u luejt me 17 Maj, ditën e Marte tue fillue në orën 21:00.