E zbulon trajneri i Argjentinës: Kjo asht dëshira ma e madhe e Messit!

Trajneri i Argjentinës insiston se Leo Messi asht shumë i përfshimë shpirtnisht me kombëtaren, te e cila ka me u kthye më 1 Shtator, për ndeshjen kundër Uruguajit.

Edgardo Bauza, trajneri i ri i Argjentinës, tha të Hanën në nji intervistë për ESPN se, Messi asht i bindun në rikthimin te “Albiceleste” si pasojë e njanës prej dëshirave ma të mëdha që ka lojtari i Barcelonës, me fitue nji titull me kombëtaren.

“Messi dëshiron të fitojë nji titull me Argjentinën. Unë kam qenë i përfshimë me kombëtaren këto ditë, shumë i përfshimë me rikthimin e Messit,” – tha trajneri i “Albiceleste”, i cili debuton zyrtarisht në ndeshjen kundër Uruguajit (më 1 Shtator, në Mendoza), kualifikuese e vlefshme për “Botnorin 2018”.