Eder refuzoi Leicesterin, sepse me Interin deshti me u ba kampion

Sulmusi italian Eder e ka ba ndoshta gabimin ma të madh të jetës. Ai gjatë dimnit ishte ngat per me kalue te Leicesteri, të cilët e kërkonin me ngulm, por Eder vendosi me kalue te Interi nga Sampdoria.
“Due me luejt me Interin, sepse due me u ba kampion”, pat deklarue Eder, transmeton Rrokum.TV.

Si për ironi të fatit, Leicester t’Hanen u shpall kampion, derisa Interi gjendet në pozitën 4 n’Itali, që nuk kanë me marrë pjesë as në Ligën e Kampionëve.
Gjatë dimnit, kur Eder preferoi me kalue te Interi para Leicesterit, Interi ishte në pozitën e parë në Serie A./Rrokum.TV/