Edhe Bekim Haxhiu reagon ndaj babës së Granit Xhakës. Ka edhe disa fjalë për yjet kosovarë të Zvicrës

Nënkryetari i FFK’s, Bekim Haxhiu ka demantue baben e Granit Xhakës, Ragipin, i cili ka thanë se ka kërkue nga FFK që të bisedojë me Federatën zvicrane, në mënyrë që ata të lejojnë kalimin e Xhakës dhe të tjerëve në Kombëtaren e Kosovës.

Ai tha se këtë asht dasht me ba Granit Xhaka, ai asht dasht me ba kërkesë në FIFA, mbasi kjo e fundit nuk merret me supozime, por me kërkesa faktike.

Nënkryetari Haxhiu madje tha se, nëse asht nevoja mund edhe të publikojnë mesazhet që kanë pasë me Ragipin, Granitin e të tjerët.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka ba të gjitha përpjekjet e mundshme që Xhaka, Shaqiri, Behrami, Tarashaj e të tjerët të vijnë e të luejnë për Kosovën. Por, ata nuk duen. Nuk asht mirë të na shesin moral, sepse nuk due të vijmë në nji situatë kur i publikojmë mandej edhe mesazhet”, tha Haxhiu për Gazeta Express.

Haxhiu, po ashtu tha se, ka kontaktue personalisht me Ragipin, i cili i kishte premtue që të paktën Graniti ka me ardh me luejt për Kosovën.

“Para nji viti jam takue dhe personalisht Ragip Xhaka më ka thanë se të paktën Graniti ka me luejt për Kosovën. Ka pasë edhe dy takime të tjera me kryetarin Vokrri dhe përzgjedhësin Bunjaki. Nëse nuk duen të luejnë mos të trazojnë opinionin”, vazhdoi ai.

“Xherdani, Graniti, Behrami e të tjerët kanë status të njajtë sikurse Ujkani, Meha e Rashica dhe gëzojnë të drejtën të vijnë dhe të luejnë për Kosovën, u duhet vetëm dëshira”.