Edhe Belotti don me hyp n’Audi

Andrea Belotti i ka thanë ekipit të Milanit se dëshiron me ju bashkue, ani pse “Rossonerët” po vëzhgojnë edhe emna të tjerë.

Reprezentuesi italian ka nxitë interesimin e Chelsea, por ekipi i Vincenzo Montella’s po ban lëvizje dhe vet lojtari e ka ba të qartë se e dëshiron kalimin në “San Siro”.

Torino po kërkon 100 milionë euro, por Milani asht i gatshëm me ofrue 40-45 milionë euro, plus Gabriel Paletta’n dhe M’Baye Niang.

Milan po ban kërdi në këtë merkato, ndërsa në rrjete sociale asht ba hit kerri Audi i ekipit kuqezi, me të cilin barten lojtarët për m’i krye testet mjekësore./Rrokum.TV