Edhe Brazili me ISIS, kërcënon për sulme gjatë Lojnave Olimpike

Nji grup islamik ekstremist në Brazil i vetëquejtun ‘Ansar al-Khilafah Brazil’, që ka deklarue besnikëninë ndaj ISIS, ka kërcënue me sulme gjatë Lojnave Olimpike që janë parashikue me nisë së shpejti në Rio de Janeiro.

Kërcënimi asht ba nga faqja në Twitter e grupit ekstremist.

“Në qoftë se policia franceze nuk mundet me i ndalë sulmet në Francë, atëherë trajnimi i policisë së Brazilit nuk ka me shërbye për asgja”, shkruhet në tweet nga faqja online e grupit ekstremist.