Edhe dy lojtarë të Shqipnisë i bashkohen Kosovës

Mbas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kombëtares së Kosovës priten me ju bashkue edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluemen kanë mbrojtë ngjyrat kuqezi të Shqipnisë.

Bahet fjalë për mesfushorin Valdet Rama dhe sulmuesin Besart Berisha. Mbasi i dha fund karrierës te Munchen 1860, Rama tashma zgjedh të përfaqësojë Kosovë.