Edhe ish lojtari i Kroacisë kërkon me ju bashkue Kosovës

Mbas Shqipnisë, Austrisë, Suedisë e Norvegjisë, Kosova mund të marrë edhe ish-lojtarë të Kroacisë.

Asht Elvir Maloku, mesfushori që ka luejt me U-15, U-17 dhe U-19 të Kroacisë, që dëshiron të vesh fanellën e vendlindjes së tij, edhe pse vitin e kaluem pranoi me luejt me U-21 të Shqipnisë, te e cila u ftue në disa ndeshje.

“Jam tue pritë thirrjen, të kqyrim se çka ka me ndodh, tash për tash nuk kemi me u ngutë”, tha Maloku për ‘Sportske.jutarnji.hr’.

Maloku, 20-vjeçar, tash luen me Gimnastic Tarragona të Ligës së dytë të Spanjës, ku u transferue në verë nga Hajduku i Splitit me të cilët (ekipin e parë), luejti 48 ndeshje dhe shënoi katër golla.