“Edhe me pas fitue Topin e Artë, De Biasi nuk më kishte ftue”

debiasi

Ish lojtari i Kombëtares së Shqipnisë, Jahmir Hyka ka thanë se ai nuk ka qenë fare në planet e trajnerit Gianni de Biasi.

Jahmir Hyka asht shfrye kundër përzgjedhësit Gianni de Biasi, për të cilin tha se në asnji mënyrë s’kishte me ftue ne Europian.

“Normalisht që pjesëmarrja në Europian kishte me qenë diçka e jashtëzakonshme. Gjithsesi, unë e kam ditë edhe ma parë se edhe sikur me fitue ‘Topin e Artë’, nuk më kishte ftue në Kombëtare. Megjithatë, nuk asht momenti për me ba polemika dhe duhet me lanë trajnerin që me punue i qetë”, tha Hyka.