Edhe Messi e kishte shty referin në El Clasico’n e 2009, por nuk u ndëshkue! (video)

Shtyemja e Cristiano Ronaldo’s ndaj referit në nji ndeshje “El Clasico” nuk ka qenë e para, me Leo Messi’n që ka ba të njajtën gja në sezonin 2008/09, por ka pshtue pa u ndëshkue.

Sulmuesi portugez asht pezullue për pesë ndeshje mbas kartonit të kuq dhe shtyemjes që ia ka dhanë referit Ricardo de Burgos Bengoetxea të Diellën.