Edhe nji futbollist len Shqipninë për Kosovën

Nji tjetër futbollist ka me u largue nga Shqipnia, për me ju bashkue Kombëtares së Kosovës në futboll.

Bahet fjalë për Xhemil Terziqi i lindun me 26.06.1998 që luen si mesfushor qendror.

Terziqi ma parë ka qenë pjesë e Shqipnisë U19, ndërsa në grumbullimin që Kosova U19 ka me pasë gjatë këtyne ditëve, ai ka me qenë prezent në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Momentalisht Xhemil Terziqi asht pjesë e Twente U19, ndërsa ma parë ka qenë pjesë e ekipit Gjerman, Vfl Bochum.

14433106_1205679209455032_3806626145910210023_n