Edhe nji lojtar largohet nga Shqipnia, gati për Kosovën

Edhe nj futbollist largohet nga Kombëtarja e Shqipnisë, tue dashtë t’i bashkohet asaj të Kosovës.

Bahet fjalë për 21-vjeçarin e ekipit belg Mouscron, Mërgim Vojvoda.

Ai luejti për ekipin U-21 të Shqipnisë, derisa sot përmes nji statusi në Facebook, njoftoi Përfaqësuesen e Kosovës që mund të llogaritë në të.

Ky asht statusi i lojtarit:

Pershendetje!
Dua te informoj opinionin per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.
Kam luajtur me ekipin U21 te Shqiperise dhe tash e tutje e do te jem ne dispozicion te FFK nese vendos te me therret.
Ky vendim imi eshte nje zgjedhje logjike per Kosoven, pasiqe aty kane lind prinderit e mij , aty eshte shtepia jone . Thjeshte , une Kosoves nuk mund ti them jo.
Nese Kosova me therret une jam gati te jap kontributin tim maksimalisht .
Poashtu , une jam i bindur se qdo njeri ne poziten time, ne rrethanat e mija dhe ne kete kohe ,do te merrte te njejtin vendim .
Ju falenderoj te gjithe tifozeve Shqiptar per mbeshtetjen!
Me respekt,
Mergim Vojvoda

vojvoda