Edhe nji tragjedi në futboll, vdes futbollistja

Nji tjetër tragjedi në futboll. Problemet në zemër shkaktuen viktimën e radhës, simbas raportit të parë mjekësor.

Ajo asht Xhomang Zhanin Kristel, 26-vjeç nga Kameruani. Federata e futbollit të vendit afrikan, shkruen se Kristel, pati probleme në përgatitjet para nji ndeshje të kampionatit të Dillën. Portierja u shoqërue në spital, por nuk mbijetoi.

Kjo asht viktima e tretë mbrenda disa ditëve. Pak ditë ma parë, nji tjetër futbollist nga Kameruni humbi jetën në fushën e lojës, mbas nji ataku kardiak. Për shkak të problemeve me zemrën, vdiq edhe braziliani Bernardo Riberio, i cili vite ma parë veshi fanellën e Skënderbeut.