Edhe të fortit qajnë, John Cena shpërthen në lot nga kjo befasi (video)

Ylli i WWE, njikohësisht edhe aktori, John Cena, asht prekë shumë nga nji surprizë e bame nga nji fans i tij i vogël.

John Cena mendonte se po bante nji video promovuese për Cricket Wireless dhe po lexonte disa nga falenderimet nga njerëzit, jetën e të cilëve ai i ka ndikue gjatë viteve.

Ndërkohë, John filloi me lexue histori nga njerëz, të cilët kishin humbë të dashtunit e tyne, gjymtyrët, që po luftonin me depresionin, të cilët ishin frymëzue nga pozitiviteti i tij për me ecë përpara.

Mesazhi i fundit ishte nji video e nji djali të vogël, Tyler Schweer, nana e të cilit ishte diagnostifikue me kancer.

Djaloshi i kishte dhanë nanës së tij nji manshetë, të cilën ia kishte marrë John Cena’s në ring dhe e kishte urdhnue që mos me heq dorë, por me luftue për jetën e saj.

Nana e tij tashma asht shnoshë nga kanceri.

Gjatë shikimit të videos, nji nga ma të fortët e WWE filloi me qajt, i emocionuem nga mesazhi.