Edi Rama, Kim Jong Un dhe festimet e eliminimit!

Në mënyrë tepër të habitshme, e tanë Tirana ka qenë e paralizueme sot mbasdite.

Shoferët në kryeqytet krejt papritun e kanë gjetë veten të bllokem me orë në trafik.

E gjithë kjo ndodhi me rastin e rikthimit të ekipit kombëtar të Shqipnisë nga Franca, ku u eliminue, pa mujt që me kalue në fazën e 1/8 të Euro 2016.

Kuqezijtë u pritën si heroj, por jo nga qytetarët ma shumë se sa nga Qeveria.

Në fakt, ndërkohë me i pritë kishin dalë vetëm disa dheta qytetarë, Qeveria i priti në mënyrë solemne me nji autobus dy katësh të stilit britanik.

Pritja vazhdoi mandej në MPJ dhe në kryeministri.

“Cfare po ndodh ne tirane mor aman? Ore njerez, se te thuash ndonje llaf pa mend sot quhesh antikombetar, por Tirana do te paralizohet sot tere pasditen, sepse erdhi kombetarja. Me ahengje nga rinasi ne qender, ftesa neper ministrira, ne kryeministri, neper sheshe, me banderola, tapete, koncerte, cingije, bulevarde te bllokuara, rruge pa makina, flamurj neper peme…. kaq shume po teprohet kjo pune sa edhe vete futbollistet do te habiten: Po pse cfare kemi bere ne, se po na presin sikur te kishim cliruar shqiperine nga turku a gjermani? E kemi tradite ne, edhe nje dasme do e dhj…. deri ne neveri…”, shkruan Memntor Kikia.

Ndërkohë në internet po qarkullon kjo foto ku diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un shihet tue takue lojtarët e përfaqësueses së futbollit të vendit të tij.

“Se me kë më ngjan ky këtu”, shkruen ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla.