Eh…Pele mundet me ja kthye mendjen Messit!

Pelé

Mbas Diego Armando Maradonas, edhe legjenda tjetër Pele, i ka kërkue Lionel Messit me rishqyrtue mirë vendimin e tij për pensionim nga Kombëtarja e Argjentinës.

Messi paralajmëroi se ka me u pensionue nga kombëtarja, mbas humbjes së penalltisë dhe finales së Kupës së Amerikës nga Kili.

“Nuk ka dyshim se ai asht ma i miri. Çka i ndodhi atij janë gjana që ndodhin në futboll. Veç ata që godasin penalltitë munden me i humbë ato. Asht normale që me qenë i trishtuem dhe i zhgënjyem, por i duhet me pritë pak dhe me harrue këtë, mbasi kjo u ka ndodhë edhe shumë lojtarëve të mirë para tij. Për mue ai asht lojtari ma i mirë në 50 vitet e fundit, atij i duhet edhe nji herë me rishqyrtue vendimin e tij”, ka deklarue Pele.