Ekipet e La Liga kanë me u denue për nji arsye të pazakonshme

Ekipet spanjolle kanë me u goditë financiarisht nëse kanë me pas pjesë të stadiumit të boshatisuna në pjesë të caktueme të stadiumit. Ekipet kanë me u detyrue me i mbushë disa pjesë të caktueme të stadiumit, në mënyrë që me i kapë kamera televizive.

Pronarët kërkojnë me rritë popullaritetin e audiencave të reja rreth e qark botës, mbas marrëveshjes rekord të Premier League t’Anglisë mbi të drejtat televizive, e cila fillon në sezonin e ri.

Ekipet angleze kanë me përfitue rreth 6,5 miliard euro nga kontrata trevjeçare, teksa momentalisht La Liga përfiton vetëm 2,6 miliard euro, po ashtu për tre vite, mbasi ristrukturuen sistemin e tyne.