Ekipet nga Manchesteri nisin “luftën” për super-mbrojtësin

Rivalët lokalë, Manchester United dhe Manchester City, raportohet se kanë nisë ‘betejën’ për transferimin e qendërmbrojtësit të Evertonit, John Stones.

21-vjeçari ishte i lidhun me nji kalim te Chelsea, në kohën sa Jose Mourinho ishte në krye, por Everton’i arriti me mbajtë talentin edhe për nji sezon.

Megjithatë, Stones tash asht i vendosun me u largue dhe me ardhjen e Mourinho’s te Manchester United pritet që portugezi me përsëritë interesimin për anglezin.

Në këtë garë, “Special One” ka me u përballë me Pep Guardiolan, trajnerin e ri të Manchester City, që po ashtu thuhet se asht i interesuem për talentin e Everton.

Simbas “Manchester Evening News”, Everton kërkon së paku 45 milionë paund për lojtarin.