Ekipi i madh po e kërkon spanjollin në formë Suso

Borussia Dortmund e dëshiron spanjollin në superformë, Suso.

Futbollisti i Milanit, Suso po kalon moment shumë të mirë, ku në derbin e fundit kundër Interit shënoi dy golla në barazimin 2:2.

Paraqitjet e tij të mira këtë edicion kanë ba që shumë ekipe të interesohen për të, ndër to edhe Boruusia Dortmund, shkruen Calciomercato.

Por, Suso ka nji tjetër dëshirë, dhe ajo asht vazhdimi i kontratës me Milanin, e cila skadon në Qershor të vitit 2019.