Ekipi kosovar Feniksi shkruen historinë

Kamppioni i Kosovës në futsall, Feniksi, ka kalue në Raundin Elitë të “UEFA Futsall Cup”, mbasi ka mposhtë Tbilisi State University me rezultat 7 me 3.

Brahimi realizoi 3 golla, Mejzini dhe Alibegu realizuen nga 2 golla, për t’ia sigurue Feniksit pozitën e dytë në grupin 2 me gjashtë pikë.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku kanë me luejt 16 ekipet ma të mira të Europës. Në atë fazë ekipet ndahen në katër grupe, ku fituesit kalojnë në gjysëfinale të “UEFA Futsal Cup”.