Ekipi nga Shqipnia angazhon trajnerin serb

Ekipi i Luftëtarit nga Shqipnia ka komunikue lajmin se ka arritë marrëveshje me trajnerin e ri. Mbas orvatjeve të shumta, gjirokastritët kanë zgjedhë trajnerin që ka me i drejtue në Kategorinë Superiore.

Bahet fjalë për serbin Mlladen Milinkovic, i cili dje mbasdite ka zyrtarizue marrëveshjen me drejtuesit e ekipit shqiptar, shkruen Panorama Sport.

Ka qenë vetë ekipi që ka konfirmue lajmin, ndërsa me nji postim në faqen zyrtare në Facebook shkruente:

“Mlladen Milinkoviç është trajneri i ri i Luftëtarit. Tekniku serb ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe do të drejtojë Luftëtarin në sezonin e ri. Drejtuesi i ri i pankinës gjirokastrite vjen me një CV të pasur në drejtim të skuadrës gjirokastrite. Forca Luftëtari”.