Ekipi turk me ofertë të jashtëzakonshme për Mourinho

Ekipi turk, Fenerbahçe, i ka ba ofertë ish trajnerit të Chelsea, Jose Mourinho, shkruen gazeta sportive turke “Fanatik”.

Trajneri portugez ka qenë i lidhun kohëve të fundit me Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por klubi turk e do me ngulm ate në Turqi.

Presidenti i Fenerbahçe Aziz Yildirim i ka ofrue Mourinho’s nji kontratë prej 15 milionë euro në vit.

Fenerbahçe njihet si ekip i pasun në Turqi dhe nuk e ka problem me ba oferta për lojtarë të mdhaj. Aktualisht në ekip ka lojtarë si Nani, Van Persei, Diego, Kjaer etj. /Rrokum.TV