Ekskluzive: Biseda me kryetarin e ‘Dardanëve’, çka thotë ai për qendrimin e Plisave ndaj Kosovës

Lulzim Berisha sot edhe zyrtarisht e mori detyrën si kryetar i tifozerisë së Kosovës “Dardanët”.

Në nji intervistë ekskluzive për Sportalin ai ka kallxue për mbarëvajtjen e procesit, në të cilin ai u votue unanimisht si kryetar i tifo-grupit.

“Sot në ora 12:00 ka qenë mbledhja e mbajtun nga tifo-grupet si dhe anëtarë të FFK’s , dhe mbas disa debateve që patëm në fund erdhëm në nji përfundim të disa ideve qe shpalosëm secili tifo-grup . Zgjedhja e kryetarit asht ba unanimisht (vota t’hapuna) , kundërshtime mbrenda “Dardanëve” nuk pati dhe nuk ka me pasë kurrë”, u shpreh kryetari i Dardanëve.

“Luli” ka folë për synimet e tij si kryetar, tue theksue se synimi i gjithë Dardanëve asht përkrahja e shtetit të Kosovës.

“Synimi im si kryetar dhe i Dardanëve në përgjethsiasht përkrahja e Kosovës në të gjitha sportet. Organizimi me Kroacinë? T’ja lajmë kohës, por ka me qenë diçka spektakulare, madhështore” theksoi Lulzim Berisha.

I pyetun për qëndrimin e Plisave dhe Arapgjikëve për të mos e përkrahë Kosovën, ai u shpreh: “Nuk kisha pas dëshirë që të debatojmë rreth kësaj çashtje, megjithëse diçka zyrtare as nga ana e Plisave e as Arpagjikëve nuk kemi që janë kundër Kosovës, por vetëm kundër simboleve shtetnore”

“Unë, biri yt, Kosovë” asht thirrja jonë mbarëkombëtare për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që janë .

“Gegë e Toskë, së bashku në Moskë. Forca Kosova Forca Shqipnia” përfundoi kryetari i tifozerisë së Kosovës, të njohun si “Dardanët”.