Ekskluzive: Tarashaj e Shaqiri deshtën me luejt për Kosovën, por qe çka ndodhi!

Kosova u pranue në UEFA me 3 Maj dhe që nga ajo ditë filluen të qarkullonin zanat se kush nga lojtarët kanë me ju bashkue e kush jo Përfaqësueses së Kosovës.

Por, ajo që ka ba bujë të madhe në Kosovë ka qenë lista e Zvicrës, ku në të ishin Valon Behrami, Granit Xhaka e Shani Tarashaj, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk u grumbullue për shkak të lëndimit.

Telegrafi ka mësue se sulmuesi i talentuem Shani Tarashaj dhe ylli nga Gjilani, Xherdan Shaqiri kanë qenë dy futbollistët e vetëm që kanë kërkue të rikthehen te Kosova, por nji gja e tillë ka qenë e pamundun.

Sulmuesi nga Prizreni ka shkue aq larg sa që ka marrë pushim nga ekipi për të udhëtue drejt Zvicrës, ku u pajis me pasaportë të Kosovës.

Kur ishte tue i ba gati të gjitha dokumentet, atëherë për të vjen lajmi që FIFA ia pamundëson të luej për Kosovën dhe kjo e ka lëndue jashtëzakonisht shumë atë.

Simbas nji burimi të Telegrafit mbrenda FFK’s, Tarashaj ishte i gatshëm me i lanë disa reklama që i sjellin qindra mija euro në vit për ta ba andrrën tij realitet, të luente për Kosovën, por tue lanë edhe nji Përfaqësuese të respektueshme si Zvicra, e cila bani shumë që djaloshi i artë nga Prizreni sot me qenë pjesë e ligës ma të fortë në botë, asaj të Anglisë, por edhe disa gjana tjera që i dinë vetëm zyrtarët e FFK’s.

Por, në fund vendimi i FIFA’s ishte ma i fuqishëm se andrra e lojtarit, i cili ka me vazhdue me luejt për Zvicrën.

Telegrafi ka mësue nga burimet e saj se, përveç Tarashaj, i gatshëm me vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ishte edhe Xherdan Shaqiri, por në fund ishte e pamundun që ai të luej, shkaku i mosmarrjes së lejes nga FIFA.