Ekskluzive: Vokrri i përgjigjet babës së Granit Xhakës

fadilvokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka demantue Ragip Xhakën lidhun me nji deklaratë të tij. Baba i vllaznëve Xhaka ka thanë se i kishte kërkue FFK’s që të bisedojnë me Federatën e Zvicrës për me gjetë nji zgjidhje.

“As mue personalisht as neve si Federatë nuk na ka ardhë asnji kërkesë nga Ragip Xhaka. Por, edhe nëse na kishte ardhë nji kërkesë e tillë, na sigurisht se nuk kishim bisedue me Federatën e Zvicrës, sepse normalisht ata që nuk kishin me pranue me i lëshue lojtarët e tyne. Këtë çashtje ata u dasht me zgjidhë me FIFA’n, tue i ba kërkesë, sepse vullneti jonë sigurisht ishte i madh që ata të bashkoheshin me Kosovën. Megjithatë, na jemi në pritje të shqyrtimit të kërkesave tjera që janë ba dhe presim përgjigje pozitive nga FIFA deri nesër kur edhe do të shpallet lista” ka thanë Vokrri.