Ekspertat: Shqipnia, e vetmja me 0% mundësi për me fitue Europianin

Grupi i investimeve amerikane “Goldman Sachs”, parashikon nji pjesëmarrje pa shumë lavdi për Shqipninë në Euro 2016. Ekspertat e statistikave të këtij institucioni financiar, ndër ma të njohunit në botë për analizimin e të dhanave, kanë ndërtue nji model përllogaritje, simbas të cilit parashikojnë se kuqezijtë e De Bias’it janë të vetmit mes 24 ekipeve pjesëmarrëse që kanë 0% mundësi me fitue Euro 2016.

Simbas tabelës së kësaj kompanie, Shqipnia ka 31,6% mundësi me kalue grupin, 7,6% mundësi me arritë çerekfinalet, 1,8% mundësi me shkue në gjysëfinale dhe 0,4% mundësi me qenë e pranishme në finalen e 10 Korrikut në Paris. Për sa i përket mundësisë së saj për me fitue garen, ajo përllogaritet 0%, ndërsa tanë ekipet e tjera kanë qoftë edhe 0,1% mundësi për me shkrue emnin e tyne në trofe.

auto_tabela1465316602