Ekstradimi i Ballist Morinës, flet ministrja serbe: Qe çka e pret në Beograd

Ministrja e serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic, ka folë sot për çashtjen e ekstradimit të Ismail (Ballist) Morinës në Beograd.

Ajo deklaroi sot për mediat se gjykatat serbe “munden me sigurue gjykim të drejtë dhe të paanshëm” për Ismail Morinën, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia.

“Sa i përket kësaj çashtje, duhet pritë vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu ka me u sjell siç duhet me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina ka me u ekstradue në Serbi, në mënyrë që me mujt me u krye procedura penale, e cila ka nisë para Gjykatës së naltë në Beograd”, tha Kuburovic për Tanjug.