Ekstradohet në Serbi Ballist Morina (dokument)

Gjykata e Dubrovnikut ka vendos me ekstradue në Serbi Ismail Morinën, i njohun ndryshe me nofkën “Ballisti”.

Njeriu që ngriti dronin me flamurin e Shqipnisë etnike në stadiumin e Beogradit ishte prej javësh në pritje të vendimit.

Vendimi i sotëm vjen mbasi Gjykata e Naltë kroate e riktheu edhe njiherë çashtjen në Shkallën  e Parë.

Tifozë të shumtë kuqezi mbrenda dhe jashtë Shqipnisë e kanë kundërshtue fuqishëm vendimin, tue i ba thirrje Kryeministrit Rama dhe autoriteteve përkatëse me ndërmarrë hapa për mos ekstradimin e tij.