El Clasico: Lajm i keq për Real Madrid, ‘feston’ Barcelona

elclasico

Barcelona pret Real Madridin në “Camp Nou” më 3 Dhetor në “El Clasicon” e parë të sezonit në La Liga.

Por, ballafaqimi i madh e ka humbë nji prej yjeve ma të mëdha, sulmuesin e “Los Blancos”, Gareth Bale.

Real Madrid ka njoftue se reprezentuesi wellsian duhet me u operue mbas lëndimit që pësoi në duelin ndaj Sporting Lisbon në Champions League.

Prandaj, ai ka me mungue në së paku dy muej e gjysë.