El Clasico, qe kur do të luhet!

Asht caktu data dhe ora në të cilën do të zhvillohet El Clasico i dytë këtë edicion mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Federata spanjolle e futbollit kanë ba të ditun se Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në Camp Nou me 2 Prill të Shtunën, ndeshje kjo që do të zhvillohet tue fillu nga ora 20:30.

Kjo ndeshje do të luhet mbas takimeve miqësore të kombëtareve dhe vetëm tre ditë para gjysëfinaleve në Ligën e Kampionëve, raporton AS.

Real Madridi u turpnue në El Clasicon e parë këtë sezon tue pësu humbje 4:0 në Santiago Bernabeu.