Eliminimi i Anglisë? Mashtrim i madh për Premier League

Mbas eleminimit të Anglisë nga Islanda, në ishullin britanik ka plasë nji debat se cili asht shkaku i nivelit të ulët që kanë lojtarët e kombëtares angleze.

Disa kritikë dhe analistë fajësojnë Premier League si shkakun kryesor që kombëtarja angleze nuk ka sukses në arenën ndërkombëtare.

Simbas analistave, ne Angli mashtrojne veten kur thone se Premier League asht kampioanti ma i bukur në botë .“Njerëzit në Angli e besojnë idenë e krijueme rreth Ligës Premier, sikur asht kampionati ma i fortë në botë”.