Enrigue nuk rrezikon me treshen MNL!

Trajneri i Barcelonas, Luis Enrique ka premtu se nuk do të rrezikoj me Lionel Messin, Neymarin dhe Luis Suarezin.

Treshja fantastike ka shkëlqye këtë sezon tue shenu së bashku 59 gola në La Liga, ndërsa t’Ejten (sot) ata nuk priten me luejtë.

”T’i pushoj këta lojtarë mvaret nga ajo se si i shoh unë të gatshëm. Do të shohim deri në vendimin e fundit”, tha Enrique.

Kujtojmë se kampioni spanjoll sonte do të takohet me Rayo Vallecanon në kuadër të La Ligas spanjolle.